Zhgënjen sërish Vllaznia pasi skuadra shkodrane është ndalur nga Erzeni në shtëpi dhe shikon t’i largohet kreu. Vetëm 1-1 u mbyll takimi në “Loro Boriçi”, ndeshje e vlefshme për javën e 29-të, të Abissnet Superiore. Një lojë mjaft e bukur nga të dyja ekipet, të cilat prodhuan shumë raste për shënim dhe ku mund të themi se barazimi ishte rezultati më i drejtë, me atë çka prodhuan në fushën e lojës. Me këtë rezultat, Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, 4 më pak se kryesuesit e Egnatias, ndërsa Erzeni vazhdon luftën për mbijetesë i renditur në vendin e nëntë me 28 pikë. Ky barazim vjen pas disfatës së papritur 2-0 në transfertën e Kukësit që e riktheu skuadrën shkodrane me “këmbë në tokë”.
sfidanti.al