“Dhimbje koke” për Silvinjon, tjetër mungesë për përballjet e shtatorit

Teksa ndeshjet e radhës të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ndaj Republikës Çeke e Polonisë janë shumë afër tekniku Sylvinho tashmë duhet të vuajë një tjetër mungesë me rëndësi në organikën e tij.

Bëhet fjalë për “gardianin” e portës, Tomas Strakosha, i cili raportohet nga mediat angleze se po vuan nga një dëmtim në pulpën e këmbës, teksa kujtojmë se dhe javën e shkuar në barazimin 1 me 1, ndaj Kristal Palas, “gardiani” ishte duke punuar për rikuperimin e tij. Ndërkaq, shanset e portieri për të qenë pjesë e grupit të përzgjedhur nga Silvinjo, për sfidat ndaj Çekisë e Polonisë nuk janë shuar ende plotësisht, pasi sipas raportimeve të mediave pranë klubit, 28-vjeçari ka ende goxha shanse për të ardhur në formë para 7 shtatorit.

 

sfidanti.al