Luis Rubiales në telashe, “The Sun” i publikon dosjen e skandaleve

Tabolidi britanik “The Sun” ka publikuar në shkrim të gjatë ku radhit skandalet më të mëdha në Federatën e Futbollit Spanjoll që kulmuan me puthujen e Luis Rubiales  ndaj lojtares së kombëtares, Hermoso në finalen e Kupës së Botës.

Sipas tabloidit, Luis Rubiales ka një histori kontroverse, ndërsa në majën e kupolës së futbollit spanjoll është ngjitur në mënyrë të çuditshme.  Dikur, kundërshtarët e tij tentuan t’i vendosnin në çantë një qese me kokainë për ta diskredituar.

Në vitin 2017 kur ai mori detyrën u akuzua nga menaxherja e Shoqatës së Futbollisteve, Tamara Ramos, e cila e akuzoi se e kishte pyetur për ngjyrën e veshjeve intime. Ai është akuzuar nga shumë femra për ngacmime, ndërsa orgjitë në takime të ndryshme janë një temë e shumëdiskutuar. Për këto orgji, ai punësoi xhaxhain e tij që të paguante deri në 10 femra me fondet e federatës.

sfidanti.al