Në sfidën me dinamon, Florent Hasani shënoi një gol me penallti, ndërsa fitoi edhe një 11 metërsh. Për lojtarin, me shumë mundësi këto janë ditët e fundit si “bardheblu”, pasi futbollisti është në prag largimi nga Tirana.
E ardhmja e Hasanit lidhet ngushtë me Kampionatin turk dhe më konkretisht me një prej ekipeve të Stambollit, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, por pritet që gjithçka të mbyllet deri ditën e enjte. Sezonin e shkuar Hasani ishte një nga lojtarët më të mirë të “bardhebluve”, duke shënuar 19 gola në kampionat, Kupë dhe Superkupë. Në krahun tjetër, largimi i “bomberit” lë një gropë të madhe në sulm, pasi duhen golat e tij që sezonin e shkuar çuan ekipin në majën e Superiores.
sfidanti.al