Kasa e mbyll me Egnatian, talenti shqiptar drejt kampionëve të Sllovenisë

Duket se aventura e Redi Kasës te Egnatia ka ardhur drejt fundit, me sulmuesin që do të transferohet jashtë Shqipërisë.

Ai do të transferohet në Slloveni te skuadra e Olimpija Lubjanës, teksa nesër pritet dhe prezantimi. Sulmuesi që do të bëjë 22 vjeç për pak ditë është përshëndetur me shokët e skuadrës, i cili largohet kështu nga Egnatia pas një gjysmë sezoni, ku e ndihmoi skuadrën rrogozhinase të kualifikohej në Kupat e Europës dhe të fitonte Kupën e Shqipërisë.

 

sfidanti.al