Transferimi i sulmuesit të Juventusit, Moise Kean, në formë huazimi tek Atletico Madrid është një hap larg dështimit. Sulmuesi i kombëtares italiane ka zhvilluar vizitat mjekësore ditën e djeshme me madrilenët, por rezultatet nuk kanë qenë ato që priste.
Pas ekzaminimeve mjekësore u diskutua se kur mund të rikthehej në formë lojtari dhe sipas vlerësimeve të mjekëve, do të duheshin disa javë për ta rikthyer atë në gjendjen optimale, pasi kishte një muaj e gjysmë jashtë fushës. Prandaj Atletico Madrid e gjykoi se faza e rikuperimit për Kean ishte shumë e gjatë dhe nuk do të presë kaq gjatë. Kean do të kthehet në Torino në orët e ardhshme, megjithëse nuk është e sigurt që ai do të qëndrojë te Juventus: gjithçka do të varet nga ofertat që mund të vijnë në orët e ardhshme. Nuk mund të përjashtohen transferimet te Monza apo Fiorentina. Kush e di, mund të ketë surpriza të tjera në 72 orët e fundit.
sfidanti.al