Superiore, java e 22-të luhet në dy ditë

Java e 21-të e Superiores u mbyll me surpriza dhe shumë gola, teksa tashmë do t’i lihet radha javës së 22-të, e cila luhet në dy ditë. E shtuna e 3 shkurtit nis me sfidën Kukësi-Tirana në orën 13:30, teksa në orën 17:00 spikat supersfida mes kryesuesve, Partizani-Egnatia. Po në këtë orë, këtë ditë luhet dhe sfida Teuta-Skënderbeu në “Niko Dovana”. Më 4 shkurt luhen dhe dy sfidat e tjera. Në Rrogozhinë, Erzeni pret Dinamon në orën 13:30 dhe po në këtë orë Laçi pret Vllazninë.

JAVA 22

03.02.2024 KUKËSI – TIRANA 13:30

03.02.2024 PARTIZANI – EGNATIA 17:00

03.02.2024 TEUTA – SKËNDERBEU 17:00

04.02.2024 ERZENI – DINAMO 13:30

04.02.2024 LAÇI-VLLAZNIA 13:30

sfidanti.al