Bayern Munchen hidhet në treg për një sulmues

Lajm i keq për Bayernin e Mynihut. Klubi bavarez nuk do të ketë për disa kohë shërbimet e Kingsley Coman për shkak të lëndimit që futbollisti francez pësoi në ndeshjen e së shtunës, në Augsburg (rezultati përfundimtar ishte 3-2 në favor të bavarezëve). Raporti mjekësor i publikuar nga Bayerni në kanalin zyrtar tregon për një dëmtim të ligamentit kolateral medial të gjurit të majtë. “Është pa dyshim një goditje e madhe”, tha drejtori sportiv, Christoph Freund. “Por duke e njohur Kingsley-n, ai do të kthehet edhe më i fortë. I urojmë shërim të shpejtë”. Sipas “Sky Sport Germany”, klubi bavarez po mendonte të afronte që në janar Bryan Zaragozas, sulmuesi spanjoll i Granadas, të cilin Bayern e ka blerë për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit gjerman kontaktuan me drejtuesit e Granadës, por përgjigja ishte shumë e ftohtë: klubi spanjoll nuk ka ndërmend ta lërë lojtarin të largohet tani, sepse nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm.

sfidanti.al