Aleksander Ceferin, armik i presidentit të FIFA-s Gianni Infantino dhe president i UEFA-s, po planifikon të bojkotojë Botërorin për klube 2029. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta e njohur franceze “L’Equipe”.
Kreu i UEFA-s ka një raport të ngushtë personal me Nasser al-Khelaifi, presidentin e PSG-së dhe të Shoqatës Europiane të Klubeve (ECA). Të dy do të diskutojnë për një bojkot të mundshëm më 12 gusht, kur do të luhet Superkupa e Europës mes PSG-së dhe Aston Vilës. Ceferin, ndryshe nga sa ishte menduar më parë, nuk ka në plan të kandidojë për kreun e FIFA-s. Nasser al-Khelaifi ndërkohë ka mbështetjen e tij, nëse pranon të kandidojë për këtë post.

