Vinicius Junior ka hyrë në vitin e tij të fundit si lojtar i Real-it pa firmosur një akord për zgjatjen e kontratës. Sulmuesi brazilian shikohet si një aset i rëndësisëhm nga Florentino Perez, por jo i domosdoshëm. Për klubin madrilen rëndësi ka fakti që 26-vjeçari të rinovojë ose të largohet duke u shitur dhe jo të presë fundin e kontratës për të lënë kështu me parametra zero “Santiago Bernabeu”-n.
Mediet spanjolle kanë zbuluar se Vinicius Junior për momentin paguhet me rreth 15 milionë euro në vit ndërsa arkëton vetëm 20% të të ardhurave nga të drejtat e imazhit. Për të rinovuar ai ka kërkuar një pagë vjetore fikse 20 milionë euro në vit ndërsa të drejtat i imazhit i kërkon 100%. Siç dihet në këtë aspekt braziliani nuk kërkon që të tolerojë pasi pretendon të njëjtin trajtim si Mbappé, i cili kur shkoi në Madrid siguroi 100% të ardhurat nga kontratat me sponsorët personal. Të tillë Vinicius ka plot 18-të: Clear, Omo, Gatorade, Rexona, PlayStation, Apple, Pepsi, Betnacional, Vivo, Prada, Dubai Tourism, Boss, UNESCO, Nike, Havaianas, Visa, Marriott Bonvoy.

