Në Kategorinë e Parë ka një skuadër që po dominon gjithçka duke ecur e sigurt drejt Superiores. Java e 13-të e Kategorisë së Parë ka zbritur këtë të diel në fushën e lojës me katër ndeshje. Në sfidën më të rëndësishme të kësaj jave, atë mes Bylisit dhe Flamurtarit, ballshiotët kanë treguar superioritetin e tyre duke marrë një fitore 2-0. Lajthia shënoi golin e parë në fundin e 45 minutave të para, ndërsa dyfishoi me penallti Krasniqi në minutën e 74-ët. Një tjetër sfidë interesante e kësaj jave, ajo mes Apolonisë dhe Korabit është mbyllur në barazim 2-2. Dopieta e Umejiego(52’ dhe 88’) ka marrë përgjigjen e Markut 72’ dhe Çemës 90’+18. Tri pikë të rëndësishme për Luzin që ka mundur Tomorin me rezultatin 2-0, me golat e Itodo 73’ dhe Goga 89’. Ndërkohë, sfida mes Kastriotit dhe Burrelit është mbyllur në barazim 0-0.
sfidanti.al