Broja në tribunë, kushton 4 milionë paund

Armando Broja përfundon në tribunë në sfidën e skuadrës së tij Fulham përballë Tottenham. Sipas  mediave angleze, sulmuesi shqiptar duhet të ishte me çdo kusht në fushën e lojës, për të shmangur një pagesë prej 4 milionë paundësh, ipas marrëveshjes së nënshkruar në momentin që 22 vjeçari bëri kalimin nga Stamford Bridge në Craven Cottage në merkaton e dimrit. Gjithsesi, për trajnerin e Fulham, Marco Silva ajo që ka rëndësi është vetëm zgjedhja teknike. “Është zgjedhje teknike, asgjë më shumë. Ishte një zgjedhje e vështirë, padyshim”, ka deklaruar Silva para ndeshjes. Sipas The Sun, që përshkroi disa nga kushtet pas marrëveshjes që e çoi Brojën në Craven Cottage, tani Fulham duhet të paguajë 4 milionë paund.

sfidanti.al