Skënderbeu dhe Teuta, kryelajmet e ditës

Nga Korça në Durrës, duket se Kategoria Superiore ka marrë një kthesë të papritur me ndeshjet e para të raundit të katërt të këtij sezoni të rregullt. Egnatia prej më shumë se dy muajsh nuk arrin të fitojë por nëse ndeshjet e fundit ishte ndakur në barazim, sot iu dorëzua Skënderbeut në superformë që e kaloi 2-0, i rrezikon vendin e parë në pritje të Vllaznisë dhe për më tepër skuadra korçare ngjitet përkohësisht në vendin e katërt, përtej çdo parashikimi në fillim të sezonit. Lajm i keq për Tiranën, Dinamon dhe ndoshta edhe Partizanin që ia dorëzoi “çelësat” Teutës gjithashtu në superformë. Skuadra e Edi Martinit kaloi 1-0 të kuqtë duke u larguar përfundimisht nga zona e ftohtë, ndërsa kampionët në fuqi tashmë e shikojnë Skënderbeun e vendit të katërt vetëm 6 pikë larg dhe në 8 javët e fundit duhet të punojnë fort për të ruajtur minimalisht zonën e katërshes së parë.

sfidanti.al