Betejë mediatike mes Italisë e Spanjës, gazetarët si ultras!

Është një sfidë futbolli dhe do të fillojë në orën 21:00 në “Uembli” të Londrës, por prag-ndeshja ndonjëherë është edhe më e emocionuese se ajo që vjen më pak. Gazetat e të dyja vendeve, Itali e Spanjë, janë në atmosferë ultrasish për gjysmëfinalen e Europianit.

“La Gazeta delo Sport”: Forca të kaltër! Nga Trieste deri poshtë në Jug! E dashur Spanjë, dorëzohu, duam një vend në finale! E përditshmja që mban zi për Rafaela Karranë, vendos foton e Mançinit si toreador!

Më e përmbajtur “Il Korriere delo Sporti”: Kush e di nëse na shkon mbarë! Në “Uembli” kundër Spanjës luajmë për finalen e Europianit. Gjithë Italia nxit të kaltrit!

“Karramba Italia”, titullon “Tutosporti” duke e pasur fjalën për emisionin e dikurshëm të famshëm të Rafaela Karrasë, “Karramba, çfarë surprise!” Prezantuesen e këngëtaren e famshme e vendos krah të trajnerit Mançini që luan sot me Spanjën për finalen e Europianit”.

E përditshmja “Marka” hapet me titullin “sa fantastike kjo festë”, ndërsa ka foton e lojtarëve në ekstazë pas kualifikimit ndaj Zvicrës në çerekfinale!

Madrilenia tjetër “AS”: Forca Spanjë! Seleksioni kërkon finalen e pestë në Eurokupë ndaj Italisë! Dani Olmo (në foto mbështjellë me flamur) do të jetë zëvendësuesi i Sarabias!”

Ja edhe “Sport nga Barcelona që ka në foto trajnerin Luis Enrike, ish-teknik i Barçës: Drejt finales! Të kuqtë janë vetëm një hap larg historisë ndaj një Italie që cilësohet favorite për Europianin!”

Sfidanti.al