Oliver Kahn: Bajerni nuk i shkelte dot limitet me Alabën!

Në Mynih janë të bindur që Leon Gorecka dhe Kingsli Koman do t’i rinovojnë kontratat, ndërsa shpjegojnë edhe se çfarë ndodhi me David Alabën. Këtë shpjegim e jep legjenda Oliver Kahn, sot kryetar i bordit drejtues tek Bajerni. “Lojtarët e elitën duan shpërblim financiar të lartë, sipas statusit të tyre, – tha ai, – ne nuk jemi naivë. Gjithsesi, në rastin e Alabës punët erdhën në një pikë ku ne nuk ishim të gatshëm për të bërë lëshime të tjera. Nuk mundet të kërkosh stabilitet financiar në klub, që të fitosh trofe, ndërsa të marrësh rrogë që dëmton klubin”. Për Goreckën dhe Komanin, Kahn thotë se “ne i garantojmë që do të fitojnë trofe tek Bajerni, lojtarëve u kemi ofruar një paketë të mrekullueshme”.

Sfidanti.al