Kunji i Evrasë: Angli, fito për herë të parë që nga Epoka e Dinosaurëve!

Ky djalosh, sot jo edhe aq i ri, nuk heq dorë nga huqet. Patris Evra është tallur gjithë jetën, me veten dhe me të tjerët, aq sa një herë Sër Aleks Fergusoni e ndëshkoi rëndë, por sërish nuk heq dorë. Ish-mbrojtësi francez i Mançester Junajtidit (si dhe i Juventusit) është në krah të Anglisë dhe pëlqen që shpikësit e futbollit ta fitojnë Kampionatin Europian. Gjithsesi, këtë e bën sipas mënyrës së tij, duke kënduar e duke imituar grupin anglez, Oasis, që janë tifozë me Mançester Sitin, sidomos lideri Noel Gallaher.

“Jepi Angli”, “Po kthehet në shtëpi”, “pesh dhe patate”, ishin disa nga vargjet e kënduara ndërsa Evra kishte vendosur një paruke të tipit Osasis si dhe syzet po të tilla. Kulmi i gallatës ishte kur kërkoi që Anglia ta fitonte një turne të madh ndërkombëtar për herë të parë që nga Epoka e Dinosaurëve. Videoja e hedhur në rrjetet sociale pati mbi 700 000 shikime.

Sfidanti.al