Tre kompeticionet e Europës (Liga e Kampioneve, Liga e Europës dhe Liga e Konferencës) kanë mbërritur në një fazë shumë të rëndësishme, në gjysmëfinale. Për herë të parë që nga sezoni 2020-2021, asnjë ekip i Bundesligës nuk është pjesë e këtyre turneve në këtë raund. Bajerni i Mynihut u eliminua nga Interi në Champions, Borusa nga Barcelona dhe Frankfurti doli jashtë kompeticionit pasi u mposht nga Totenhemi. Në 2020-2021, bavarezët u eliminuan nga PSG-ja në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve ndërsa Dortmundi nga Mançester Siti.
sfidanti.al