Nëse do të realizohet kjo e dyta, nuk do të ishte data 12. Nuk mundet që qeveria e zotit Boris Xhonson të marrë një vendim përpara finales Angli-Itali për pushim të hënën, sepse kjo do të ishte lojë me fatin. Vetëm nëse kombëtarja e “3 luanëve” fiton Europianin, kryeministri mund të firmosë dekretin që e shpall një të hënë (besohet datën 19 korrik) si pushim kombëtar, për nder të ekipit përfaqësues të futbollit. Për këtë qëllim, mbi 300 000 qytetarë në Angli kanë firmosur një peticion, dërguar qeverisë. Nga ana tjetër, kryeministri Xhonson mund të marrë një vendim për të lejuar 90 000 tifozë në “Uembli” për finalen, që do të ishte 100 për qind e kapacitetit të stadiumit. Për momentin, niveli është 60-66 000 tifozë. UEFA nuk do të kishte kundërshtim, por autoritetet shëndetësore ngurrojnë për shkak të rritjes së numrit të rasteve të Kovidit.
Sfidanti.al