Danilo tregon një sekret për Ronaldon: Qendron tek Juventusi!

Të dy janë njohur që tek Reali i Madridit, dhe janë shokë skuadre edhe në Torino. Për këtë arsye, “La Gazeta delo Sport” ia bën një pyetje Danilos për të ardhmen e Kristiano Ronaldos, dhe përgjigja është “melhem” për tifozët e Juventusit. “Ai do të qendrojë këtu me ne, – thotë braziliani, – ai është një mik i shtrenjtë që unë e njoh që tek Reali. Do të jetë me ne përsëri. Është e rëndësishme ta kesh Ronaldon në ekip sepse ai shënon shumë gola”. CR7 ka realizuar mbi 100 gola në 3 sezone për bardhezinjtë, ndërsa ka edhe një vit kontratë me rrogën 31 milionë euro në sezon. Besohet se Paris SG dhe Mançester Junajtid interesohen për të.

Sfidanti.al