Vitrina e Paris SG me Ramosin, Hakimin e Donarumën! Mungon veç Mesi ose Ronaldo!

Ndryshe nga tradita, nuk pati shpenzime të çmendura edhe pse në ekip erdhën yje. Paris SG shpenzoi vetëm 60 milionë euro (që mund të shkojnë në 70) për Ashraf Hakimin e Interit, ndërsa mori falas Sergio Ramosin, Xhixho Donarumën dhe Gini Vajnaldumin, përkarësisht nga Reali i Madridit, Milani dhe Liverpuli. Një “bingo” e tillë kishte kohë që nuk i binte sheikëve të Katarit, ndërsa skuadra padyshim është forcuar shumë, duke pasur parasysh edhe rinovimin e Nejmarit. Pika e vetme negative është çështja e Mbapesë që nuk duket se dëshiron rinovimin, por gjithsesi në jetë ka edhe humbje. Tifozët janë të lumtur me atë që ka bërë klubi, që tashmë është në elitën europiane, ndryshe nga e kaluara, kur pranuan të vinin në Paris vetëm Ibrahimoviç e Kavani. Sot për sot, mungon vetëm një superyll si Mesi apo Ronaldo.

Sfidanti.al