Jorginjo-Stërling për Topin e Artë, por kujde nga Marko Verrati!

Nëse më të shpejtët lojtarë në Europian janë Leonardo Spinacola i Italisë dhe Lua (Loic) Nego i Hungarisë, nëse maratonomaku më i madh është Pedri i Spanjës, luftën për Topin e Artë po e bëjnë kryesisht Jorginjo i Italisë dhe Rahim Stërling i Anglisë, ndonëse Harri Kejn nuk besohet se është shumë prapa. Gjithsesi, Italia ka një tjetër lojtar tepër të fortë, që kryeson një renditje domethënëse. Ky është Marko Verrati, mesfushori i Paris SG që është futbollisti me më shumë ndërhyrje të sakta për top (tekël-tackle), plot 21 duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Manuel Lokatelin që ka 14, po aq sa Lainer i Austrisë dhe Buskets i Spanjës. Në një duel mesfushe, Italia pra do të ketë ndihmën e këtij “pitbulli” që duhet të luftojë me anglezët e fortë.

Sfidanti.al