Harden pati probleme me policinë në Paris, në Francë nuk është si në SHBA!

Kështu komentojnë mediat europiane, pas një incidenti të yllit të NBA-së me forcat e rendit në kryeqytetin francez. Xhejms Harden ndodhet në Paris për të ndjekur Javën e Modës, dhe është bashkë me reperin Lil Bejbi (Baby). Basketbollisti 31-vjeçar dhe këngëtari 26-vjeçar patën një përballje me policinë franceze, pasi kjo ndaloi një makinë para tyre, dhe me gjasë ata ishin miq të dyshes amerikane. Hardeni dhe reperi shkuan të flisnin me policët, të cilët i kontrolluan, dhe Bejbin e morën me vete në komisariat. Arsyeja e kontrollit ishte droga dhe në makinë u gjetën 20 gram kanabis. U tha se Hardeni u arrestua, por kjo nuk kishte ndodhur. Menjëherë, tabloidët europianë shkruajtën se në Francë, jeta e yjeve nuk është si në SHBA.

Sfidanti.al