Me 34 tatuazhe dhe sherranjos, por Siti ka një portier të madh

Pep Guardiola solli fillimisht tek Mançester Siti një nga portierët më të mirë të botës për momentin, dhe atë ia mori Barcelonës. Ishte Klaudio Bravo. Amerikanojugori pati probleme në Premier Ligën e ashpër, dhe Pep u detyrua të gjente edhe një zgjidhje tjetër që doli se ishte më e mira.

Ederson erdhi nga Benfika dhe zuri vendin mes shtyllave. Braziliani e tregoi veten edhe në derbin e Mançesterit, duke bërë dy pritje të mëdha ndaj Lukakut dhe Matës, ndërsa u shfaq si trim duke u përballur kokë më kokë me Zhoze Murinjon, me të cilin shkëmbeu akuza në portugalisht.

Portieri ka 34 tatuazhe në trup, diçka që mund ta bëjë të quhet “gagarel”, por kjo nuk i prish punë aspak. Më shumë bie në sy aftësia e reflekseve, guximi, komunikimi me zë të lartë me mbrojtjen, por edhe zotësia me topin në këmbë. Si një brazilian i vërtetë ai fare mirë mund të kishte qenë një mesfushor i Sitit, me teknikën e mësuar në rrugët e Sao Paolos.

Sfidanti.al