Xhanluixhi Donaruma edhe pse në mënyreë indirekte bën sërish me dhimbje koke Milanin. Agjenti tij Mino Raiola pas një periudhe qetësie ka shpërthyer kundrejt kuqezinjve madje ka arritur deri aty sa të kërkojë edhe anulimin e kontratës se portierit 18 vjecar. Është ‘Corriere Della Sera’ ajo që flet për këtë histori që turbullon jo pak kuqezinjtë që kanë probleme edhe me projektin e tyre që nuk bind drejtuesit e UEFA. Te kjo e përditshme theksohet se Raiola kërkoi anulimin e kontratës së Donarumës me arsyen se lojtari ka pësuar dhunë morale.
Vlen të kujtohet se kontrata që Donaruma ka firmosur me Milanin skadon në vitin 2021 dhe paga që ai përfiton është 5.5 milionë Euro në sezon së bashku me disa shpërblime të tjera. Media italiane flet edhe për përfshirjen e një klauzole të dyfishtë në kontratën e tij me vlerë prej 70 milionë Euro nëse Milani siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve dhe 40 milionë euro në rastin e kundërt. Problemi është se kjo klauzolë nuk është firmosur nga futbollisti e për më tepër nuk figuron në Lega, kështu që praktikisht është inekzistente, një cështje kjo që duket se nuk e shqetëson shumë Milanin
Ajo që turbullon më shumë kuqezinjtë është deklarata e Raiolës i cili ka thënë se klienti i tij e ka firmosur kontratën e re për shkak të presioneve psikologjike. Nëse vërtetohet gjithcka atëherë Kodi Civil në Itali ia jep të drejtën Donarumës që të anulojë kontratën me Milanin.
Sfidanti.al