Vardari i Shkupit, mbas ndeshjes së fundit me Sileksin (0-0), u shpall kampion i Maqedonisë, duke e fituar këtë titull për herë të 11-të. Kështu, ra sipari i Ligës së Parë të Maqedonisë, ndërkohë që tani të gjithë sytë dhe mendjet bjanë përqëndruar te Superfinalja evropiane që, sikurse dihet, do të luhet, më 8 gusht, në stadiumin “Filipi i Dytë” të Shkupit. Mbas Vardarit që grumbulloi, gjithsej, 83 pikë në kampionatin kryesor maqedonas, në vend të dytë u rreshtua Shkëndija e Tetovës, me 13 pikë më pak (70) dhe vend të tretë – Rabotiniçki i Shkupit – me 54 pikë.
Sfidanti.al