Van Gal mbron lojtarin e ri të Bajernit, Dejli Blindin!

Ish-mbrojtësi i Ajaksit dhe lojtari i Holandës është bashkuar me bavarezët në kampin përgatitor në Dohë të Katarit, pasi kampionët e Gjermanisë vrapuan shpejt për të zëvendësuar të sëmurin Mazraui. Marokeni duhet të rrijë nja dy muaj jashtë fushave (të paktën) me probleme në zemër të lëna nga Kovidi, ndërsa trajneri Nagelsman mori nga drejtuesit qendërmbrojtësin holandez, Dejli Blind. Futbollisti 32-vjeçar do të plotësojë repartin, ndërsa ka marrë mbështetje nga ish-trajneri i tij, Luis Van Gal. Van Gali deklaron se Blindi do të jetë përforcim shumë i mirë për Bajernin. “Ai është lojtar inteligjent, me nivel të lartë teknik dhe taktik, – tha ai, – vërtet që nuk është shumë i shpejtë, por futbolli është lojë kolektive dhe Blindi di të pozicionohet mirë”.

Sfidanti.al