Edhe pse merkatoja e transferimeve është mbyllur, te Juventusi cështja Dibala është ende e hapir. Argjentinasi këtë verë u bë gati të largohej por në fund qëndroi te bardhezinjtë për të luajtur shanset e tij, por Sarri nuk duket se ka ndërmend t’I krijojë hapësira.
Kështu sipas të përditshmes britanike ‘Daily Express’, Paulo Dibala mund të lërë Zonjën e Vjetër në merkaton e muajit janar. Mësohet se në ndjekje të tij janë vënë Totenhemi dhe Paris Zën Zhermeni që janë gati t’I propozojnë oferta interesante Paraticit
Për momentin bëhet fjalë për një hipotezë, por zërat janë shtuar ndjeshëm në Angli në lidhje me të ardhmen e Dibalës që tashmë është një rezervë luksi te Juventusi. Si Totenhemi ashtu edhe Paris Sën Zhermeni janë të joshur nga ideja për të marrë argjentinasin dhe tani të dy klubet po punojnë për hartimin e një plani bindës për Paraticin, dhe janë plane që sigurisht kanë dy zgjidhje të ndryshme
Nga njëra anë është Totenhemi që preferon të blejë përfundimisht kartonin e lojtarit duke ofruar edhe Eriksen kontrata e të cilit skadon në 2020. Nga ana tjetër është Paris Sën Zhermeni që kërkon ta marrë Dibalën në formë huazimi në pritje për të zgjidhur cështjen Nejmar dhe për të bërë blerjen përfundimtare të argjentinasit në merkaton e verës.
Sfidanti.al