Skuadër ‘wanted’; ja trajnerët që kanë mbetur pa pankinë

Serie A dhe kampionatet e më të rëndësishëm evropianë tashmë kanë filluar, por ka një grup trajnerësh që janë ende me pushime. Ka nga ata që kanë zgjedhur vetë të qëndrojnë pushim, ndërsa dikush tjetër që është në kërkim të një ekipi. Që të gjithë janë të vëmendshëm e në pritje të një skuadre të lire. Ja cilët janë trajnerët për të cilët po flasim:

Zhoze Murinjo-refuzoi një superofertë nga Kina duke theksuar se kërkon një ekip të rëndësishëm.

Masimiliano Alegri-pasi mbylli ciklin fitues te Juventusi vendosi të qëndrojë një vit pushim

Arsen Venger-është ndalur që nga viti 2018 pasi drejtoi Arsenalin për 22 vjet

Luciano Spaleti-pas Interit nuk ka hyrë në tratativa me asnjë klub tjetër, por ai gjithsesi është në kërkim të një skuadre.

Rudi Garsia-në vendin e tij te Olimpik Marsejë është ulur Andre Vilash Boash

Klaudio Ranieri-trajneri I mrekullisë Leister është në kërkim të një skuadre pas largimit nga Roma.

Xhenaro Gatuzo-mbylli aventurën me Milanin dhe tani është në kërkim të një ekipi, flitet për një ofertë të rëndësishme nga Kina.

Tierri Henri-është në kërkim të revanshi pas shkarkimit nga stoli I Monakos vitin e kaluar

Cezare Prandeli-është në kërkim të një  pankine pasi shpëtoi Xhenoan.

Stefano Pioli është I lirë pasi mbylli raportet dy vjecare me Fiorentinën.

Karlos Dunga-është ende I papunë që nga momenti kur la stolin e Brazilit në 2016.

Valter Zenga-është në pritje të një telefonate pas shkarkimit nga stoli I Venecias vitin e kaluar.

Loran Blank-është ende pa skuadër që kur la Paris Sën Zhermenin 3 vjet më parë.

Kristian Panuci-ende nuk ka gjetur një ekip tjetër pas aventurës dy vjecare me përfaqësuesen shqiptare.

Hoze Pekerman-është I papunë që nga momenti kur dha dorëheqjen si trajner I Kolumbisë

Xhani de Biazi-skuadra e fundit që ka drejtuar është Alaveshi në vitin 2017

Sfidanti.al