Mancester Siti vendos një rekord të ri përsa I përket kostos së skuadrës që e kalon kufirin e 1 miliardë Eurove, dicka që nuk është arritur nga një skuadër tjetët në Evropë. Të dhënat e zbuluara nga Observatori I Futbollit CIES tregojnë që futbollistët e kampionëve të Anglisë në total kushtojnë 1.014 miliardë Euro, duke lënë në vendin e dytë Paris Sën Zhermenin me 913 milionë Euro dhe Realin e Madridit në vendin e tretë me 902 milionë Euro
Blerjet e Rodri dhe Kanselos për 135 milionë Euro në total gjatë muajve të verës ishin ato që mundësuan kalimin e kufirit të 1 miliardë Eurove në blerje të Mancester Sitit. Studimi I CIES në këtë pikë ka studiuar 5 kampionatet më të rëndësishme në Evropë(Premier League, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1) dhe klasifikimi I tij vijon me Mancester Junajtid në vendin e katërt më 751 milionë I ndjekur nga Juventusi
Një tjetër aspekt I rëndësishëm I këtij studimi ka të bëjë me diferencën që ekziston mes skuadrës më të shtrenjtë dhe asaj më pak të kushtueshme. Kështu në Itali Juventusi ka shpenzuar 63 herë më shumë se Lece, ndërkohë që akoma më tëfrikshme janë statistikat në Spanjë ku Reali I Madridit ka kushtuar 148 herë më shumë se Majorka. Ndërsa Premier League konfirmohet si kampionati më I pasur me Sitin që vlen ‘vetëm’ 32 herë më shumë se Noruic
Sfidanti.al