Mund të jesh një lojtar prapavije, por gjithashtu i aftë që të konkurrosh disa prej sulmuesve. E bën mbrojtësi i qendrës i Spanjës, dhe i Realit të Madridit, Sergio Ramos, që ka shënuar 21 herë për kombëtaren e tij, së fundmi në Bukuresht ndaj Rumanisë. Veterani me numrin 4 ka lënë pas disa nga emrat ikonikë të futbollit si Karlos Tevez (sulmues), Françesko Toti (thuajse sulmues) dhe Dejvid Bekam (mesfushor ofensiv).
Kapitenit të Spanjës i duhen vetëm 3 gola tani për të mbërritur legjendën e Realit, Alfredo Di Stefano, edhe pse ky i fundit nuk arriti të luante shumë ndeshje me “furitë e kuqe”. Për momentin, Ramosi duhet të jetë i lumtur që është krah për krah me legjenda të sulmit si David Vija apo Fernando Torres. Rrjetat e kapitenit spanjoll dhe atij madrilen nuk janë spektakolare, ato janë shënuar gati të gjithë me penallti, por ai ka aftësinë që nuk gabon thuajse kurrë, dhe që Spanja fiton shpesh 11-metërsha.
Sfidanti.al