Roma dhe revolucioni Fonseka; më pak rrjete sociale dhe një dietë ‘e hekurt’

Paulo Fonseka ndryshon Romën. Që nga momenti I mbërritjes në kryeqytetin italian, trajneri portugez ka bërë një revolucion të vërtetë si në aspektin teknik ashtu e sidomos në atë disiplinor. Pas një akordi me Petrakin, Fonseka ka prezantuar një kod të ri etike që do të aplikohet me shumë kujdes nga drejtuesit e klubit dhe trajneri.

Kështu sipas këtij kodi do t’I kushtohet shumë rëndësi mënyrës së jetesës së futbollistëve dhe dietës për të reduktuar numrin e dëmtimeve. Po kështu do t;I kushtohert vëmendje edhe përdorimit të rrjeteve sociale që do të kufizohet për lojtarët

Sipas asaj që publikohet te ‘Corriere Dello Sport’ këtë vit te Roma nuk do të tentohet komentimi  I vendimeve jo të favorshme arbitrare dhe nuk do të lejohet të flitet për mungesart apo dëmtimet për të justifikuar humbjet që do të pësohen. Për më tepër, për të reduktuar numrin e dëmtimebe, do të prezantohet një dietë nga një ekspert I edukimit ushqimor, Tiberio Ankora që është bashkuar me stafin, ndërkohë që do të ketë edhe një dhomë,  ‘Nutrition Station’, që është pajisur me mjete që monitorojne në mënyrë të vazhdueshme vlerat e futbollistëve

Kufizime tëforta do të ketë edhe në lidhje me përdorimin e rrjeteve sociale. Futbollistët do të këshillohen që t’I përdorin ato sa më pak që të jetë e mundur dhe do të lejohen që bëjnë komente përpara  dhe pas ndeshjeve. Përsa u perket postimeve që kanë një lloj peshe mediatike do të duhet që lojtarët fillimisht të konsultohen me drejtuesit ne klubit.

Sfidanti.al