Qeveria italiane jep Ok që Olimpico të presë tifozë në Kampionatin Evropian të Futbollit të kësaj vere dhe zv/ministrja për sported Valentina Vezzali ia komunikoi lajmin presidentit të FIGC, Gabriele Gravina nëpërmjet një letre. Në të theksohej se qeveria italiane lejonte publik në stadium në masën e kërkuar nga UEFA, 25% të kapacitetit të impiantit.
Menjëherë kjo letër iu dërgua UEFA që ditën e hënë pritet të konfirmojë edhe Romën si qytet organizator të Euro2020 me kryeqytetin italian që do të presë ndeshjen e hapjes së eventit mes Italisë dhe Turqisë
Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina nuk e fshehu entuziazmin për këtë vendim të qeverisë italiane
‘Ok I dhënë nga qeveria për praninë e publikut në ndeshjet e Euro 2020 në Romë është një lajm i shkëlqyer që do t’ia transmetojmë menjëherë UEFA-u shpreh Gravina-mesazhi që ekzekutivi I jep vendit është ai I besimit të madh dhe vizionit të jashtëzakonshëm’.
Sfidanti.al