Prokurori Antidoping, Pierfilippo Laviani ka cuar për gjykim trajnerin e Atalantës Gian Piero Gasperini, duke kërkuar një skualifikim prej 20 ditësh. Trajneri i klubit bergamask është akuzuar se ndërhyri në një kontroll surprizë antidoping gjatë një séance stërvitore të zikaltërve duke protestuar për modalitetet e aplikuara nga ekspertët. Në 10 maj do të jetë séance dëgjimore dhe me Gasperinin që rrezikon të mos jetë në pankinë në finalen e Kupës së Italisë në 19 maj ndaj Juventusit
Episodi i kontestuar nga Gasperini ndodhi në 7 shkurt kur në qendrën stërvitore u paraqit një inspektor i NADO Italia për një kontroll antidoping të skiadrës së Atalantës jashtë kompeticioneve ku ishin 4 lojtarë që u kërkuan për kryerjen e këtij testi surprizë. Gasperini ndërhyri në testin e një prej sportistëve me këtë të fundit që kompletoi atë në fund të seancës stërvitore falë edhe ndërmjetësimit të mjekut të skuadrës.
Sjellja e trajnerit bëri që prokurori Antidoping Laviani t’i propozojë një pakt Gasperinit që sipas rregullave të Agjencisë Antidoping në Itali rrezikon një skualifikim deri në 6 muaj, për një pezullim prej 10 ditësh. Gasperini nuk e pranoi paktin dhe kërkoi një seancë debate që do të zhvillohet në 10 maj. Nëse do të pranojë kërkesën e Lavianit, Atalanta do të luajë finalen e Kupës së Italisë pa trajnerin e saj
Sfidanti.al