Florentino Perez do të jetë presidenti i Realit të Madridit edhe për 4 vitet e ardhshme, deri në 2025. Kjo edhe për faktin se në këto zgjedhje në klubin merenges nuk kishte asnjë kandidat tjetër që të rivalizonte me Florentino Perez.
I zgjedhur për herë të parë në 2000, kur zëvendësoi Lorenzo Sanz, Perez u rikonfirmua president i Realit të Madridit në 2004, në 2009, në 2012, në 2017 dhe në 2021. Me të në rolin e presidentit, Los Blancos kanë fituar 26 tituj, mes të cilave 5 Liga Kampionesh, ndërkohë që në Madrid u transferuan lojtarë si Figo, Zidane, Fenomeni Ronaldo, Beckham, Kakà, Cristiano Ronaldo, Benzema, Bale etj. etj. Tani Perez do të kërkojë që të fitojë edhe 6 titujt që e ndajnë nga Santiago Bernabeu. Reali i tij është në garë për 2 trofe, Ligën e kampioneve ku do të duhet të eliminojë Liverpoolin në cerekfinale dhe La Ligan ku është në garë për Atletico Madrid dhe Barcelonën
Pavarësisht krizës së shkaktuar nga pandemia Perez vazhdon të programojë të ardhmen teksa ka vënë në shënjestër dy yjet e futbollit Botëror Kylian Mbappe dhe Erling Haaland. Mbappe është objektivi i parë i Perez në këtë mandat të radhës dhe më pas është norvegjezi
Sfidanti.al