Tieri Henri: Spekulimet për shkarkimin e Zidanes – komike!

Megjithëse Reali i Madridit po tregon një formë të dobët gjatë kohëve të fundit, ndërkohë që ka mbetur 14 pikë mbrapa rivalitet të vet kryesor, Barcelonës, në La Ligën spanjolle, trajneri i tij ka arritur që ta udhëheqë ketë ekip drejt dy titujve radhazi të Ligës së Kampioneve, një fakt që, sipas legjendës së futbollit francez dhe botëror, Tieri Henri, nuk mund të anashkalohet në asnjë mënyrë. Sipas tij, spekulimet për shkarkimin e ardhshën të Zidanes mund të përmblidhen në një fjalë – komike!

“Dua që t’i kthehem momentit, kur Zinedini erdhi te Reali. Ai bëri diçka që Rafa Benitezi vetëm sa u përpoq që të bënte. Reali filloi që të fitonte dhe tifozët e mbështeten atë në të gjitha ndryshimet taktike që ai bëri, njerëzit filluan të thonin se ai është i madh edhe si trajner. Më pas, ai fitoi dy tituj rradhazi të kampionit të Ligës së Kampioneve, pa përmendur trofetë e tjerë, u bë edhe më i madh. Sot, nuk duhet në asnjë mënyrë që të ndërpritet puna e Zizus. Madje, edhe të flitet për shkarkimin e tij është diçka komike. Cdo trajner ka oshilacionet e tij; kjo është puna e trajnerit”, tha Henri.

Sfidanti.al