Hamilton e pëson në rrjetet sociale; e kritikojnë për komente të papërshtatshme

Ljuis Hamilton e pëson në rrjetet sociale. Katër herë kampioni i botës u bë objekt i kritikave të shumta për shkak të një videoje të publikuar në Instagram ditën e Krishtlindjes me protagonist vnipin e vetë pilotit qëshfaqeji veshru si një princeshë. Hamilton në këtë video ‘e kritikoi’ nipin e tij qëu pa nga 6 milionë ndjekës të tij

‘Jam i trishtuar, shihni nipin tim. Përse je veshur kështu për Krishtlindje? Pse i kërkove Babagjyshit një fustan princeshash-shkruante Hamilton teksa i drejtohej nipit-burrat nuk vishen si princesha’

Nuk zgjati shume dhe kritikat në drejtim të Hamilton vërshuan menjëherë, me britanikun që reagoi duke kërkuar ndjesë nëpërmkjet rrjetit social Twitter.

‘Dje ngacmova pak nipin tim dhe kuptova që nuk përdora fjalët e duhura-shkruante Hamilton në postimin e tij-nuk kisha për qëllim të fyeja askënd. E admiroj nipim tim që ka dëshirë të shprehet ashtu sic dëshiron. Kërkoj ndjesë, sepse nuk është e pranueshme që një person të shohet si një stereotip,pavarësisht origjinës së tij. Do të mbështes të gjithë personat për zgjedhjen e tyre që bëjnë në jetë dhe shpresoj  që kjo gafë e imja të harrohet sa më shpejt’.

Sfidanti.al