Mançester Siti drejt trofeve, po Shalke çka që fërkon duart!

Shalke 04 do të jetë përfituesja e madhe, nëse Mançester Siti do të fitojë tituj gjatë këtij sezoni. Sa më shumë shumë tituj që të fitojnë “qytetarët” gjatë këtij sezoni, aq më shumë para do të shkojnë në llogarinë e këtij ekipi gjerman nga Gelzenkirheni. Arsyeja është Leroi Sane dhe transferimi i tij në Angli. Bonuset në kontratën e tij do t’i sjellin përfitime të mëdha edhe Shalkes, nëse Siti fiton kampionatin anglez dhe trofe të tjera.

Nësi Siti fiton Premier Ligën, Shalke do të fitojë 1 milion euro dhe 1 milion tjetër ekipi gjerman do ta fitojë, nëse ekipi i “qytetarëve” do të fitojë edhe Ligën e Kampioneve. 500 000 euro të tjera do të shkojnë në llogarinë e Shalkes, nëse ekipi i Guardiolës do të arrijë deri në finale të Ligës së Kampioneve. Për transferimin e Sanes, Mançester Siti i pagoi Shalkes 50 milionë euro.

Sfidanti.al