Junajtidi, Liverpuli, Totenhemi dhe Evertoni “zihen” për Bruksin e vogël ” !

Dejvid Bruks i Shefild Junajtidit është një nga talentet më të mëdhenj të rinj në Angli, kështu që nuk është habi që për sigurmin e shërbimeve të tij po përpiqet gati gjysma e ekipeve të Premier Ligës. Ai luan në pozicionin e mesfushorit ofensiv, ndërsa është vetëm 20 vjeç. Mançester Junajtidi, Liverpuli, Totenehemi, Evertoni, etj. po bëjnë gjithçka të mundur që ta tërheqin këtë futbollist të shkëlqyer të ri në radhët e veta.

Shefildi është gati që ta lëshojë Bruksin, nëse për të ndonjë klub paguan 20 milionë sterlina, por, në rast se konkurrenca për të bëhet edhe më e madhe, edhe përfitmi për këtë ekip anglez të divizionit të dytë do të bëhet edhe më i madh. Bruksi, në fakt, është produkt i akademisë së futbollit të Mançester Sitit, por, më 2014, ai kaloi te Shefild Junajtdi. Gjatë këtij sezoni, ai ka shënuar 2 gola në 17 ndeshjet që ka luajtur.

Sidanti.al