Neymar vazhdon të dëshirojë kthimin te Barcelona, sidomos tani që raportet me Drejtorin Sportiv të Paris Saint Germainit, Leonardo, janë në nivelin minimal. Kjo është ajo që theksohet te e përditshmja spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ sipas së cilës, Neymar u përplas sërish me bashkëkombasin e tij, ashtu sikurse edhe verën e kaluar
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje,klima e tensionit te PSG mes Neymarit dhe Leonardo është shumë e rëndë dhe që do të bëjë që braziliani të kërkojë me forcë kthimin në Camp Nou. Pas dështimit verën e kaluar, sulmuesi do të tentojë sërish për të kaluar te Barcelona verën e këtij viti. Por gjerat do të jenë ndryshe këtë radhë.nëse vitin e kaluar hapja e bisedimeve varej nga Paris Saint Germain, këtë radhë në favor të Neymar është një klauzolë e njohur nga FIFA.
Sipas kësaj klauzole nëse futbollisti plotëson 3 vjet kontratë dhe është në moshën 28 vjecare kur plotëson këtë ‘periudhë mbrojtje’, atëherë FIFA në mënyrë automatike I njëj futbollistit të drejtën për t’u larguar nga klubi në këmbim të një dëmshpërblimi.
Duke qenë se nuk ka rinovim të kontratës në rastin e Neymar me brazilianin që e plotësoi edhe sezonin e tretë me PSG, sulmuesi do të aplikojë klauzolën e FIFA ku ndër të tjerat merren parasysh cmimi I blerjes së tij nga francezët, 222 milionë Euro, amortizimi I blerjed dhe paga bruto që do të shërbejë për të përllogaritur dëmshpërblimin lkundrejt klubit aktual të tij. Sipas përllogaritjeve të bëra nga Barcelona, liria e Neymar do të kushtojë 180 milionë Euro, një shifër që duke parë edhe rendimentin e brazilianit këtë sezon me francezët, mund të konsiderohet e arsyeshme në aspektin ekonomik.
Nëse Neymar do të kthehet te Barcelona do të ketë të njëjat kushte të kontratës përsa I përket pagës si ajo që nuk respektoi në verën e vitit 2017.
Pasi përfitoi 18 milionë Euro në vitin e parë, 20 milionë në të dytin dhe 22 milionë në të tretin. Neymar do kthehej te Barcelona më pagën prej 24 milionë Eurosh që përkonte me vitin e katërt të kontratës së tij me katalanasit
Sfidanti.al