Perfaqesuesja spanjolle buzeqesh; Xherars Piķè do te mund te jete ne ndeshjen ndaj Portugalise, ne sfiden hapese te Grupit B te Boterorit. Qendermbrojtesi 31 vjecar qe pesoi nje demtim ne gju ne stervitjen e se henes u riaftesua shume shpejt dhe do te jete nen urdhrat e trajnerit Lopetegi.
Por jo vetem kaq, bashke me pjesen tjeter te skuadres ishte edhe Dani Karvahal edhe ky i riaftesuar pas demtimit te pesuar ne finalen e Liges se Kampioneve. Por ne rastin e futbollistit te Realit te Madridit, mjeket e ‘La Rojas’ preferojne te tregohen te kujdesshem keshtu qe Karvahal me shume gjasa nuk do te jete ne fushen e lojes ne sfiden qe Spanja do te zhvilloje me kampionet e Evropes te Portugalise.
Nderkaq, eshte bere zyrtare, trajneri aktual i Spanjes, Hulen Lopetegi, pas Boterorit do te marre drejtimin e Realit te Madridit. Klubi merenges zyrtarizoi emerimin e tij nepermjet nje komunikate ku theksohej se Lopetegi do te firmose me ‘Los Blancos’ nje kontrate 3 vjeçare.
Sfidanti.al