Franca eshte skuadra me futbollistet me te shtrenjte ne Boterorin e Rusisë. Ky eshte perfundimi i arritur nga studimi i Observatorit te Futbollit CIES qe publikoi klasifikimin e skuadrave, lojtaret e te cilave ka vleren me te larte ne merkato.
Sipas ketij studimi, skuadra e Didier Deshamps eshte ne vendin e pare pasi vlera e lojtareve te saj eshte 1 miliard e 410 milione Euro duke lene pas Angline me 1 miliard e 386 milione dhe Brazilin me 1 miliard e 269 milione Euro. Klasifikimi vijon me Spanjen ne vendin e katert me 965 milione e ndjekur nga shume prane nga Argjentina me 925 milione e Gjermania e Belgjika.
Portugalia, skuadra kampione e Evropes, eshte ne vendin e 8 pasi sipas CIES, lojtaret e saj vlejne 656 milione Euro.
Persa u perket individeve, Herri Kejn eshte lojtari i ketij Boterori qe kushton me shume me nje vlere prej 201 milione Euro i ndjekur nga Nejmar me 196 milione ne vendin e dyte dhe Mbape e Mesi. Kristiano Ronaldo ka nje vlere ne merkato prej 103 milione Eurosh.
Sfidanti.al