Boterori i Rusise; Robi Uilliams do te interpretoje ne ceremonine e hapjes

Robi Uilliams, sopranoje ruse Aida Garifulina dhe Fenomeni Ronaldo do te jene ata qe do te kene vemendjen me te madhe ne ceremonine e hapjes se Boterorit te Rusise qe do te nise diten e enjte.

FIFA konfirmoi se kengetari britanik sih solisti i Take That, do te formoje nje duet me kengetaren e famshme lirike ruse, Aida Garifulina. ‘Jam shume i lumtur qe do te kthehem ne Rusi per nje performance unike-tha Robi Uilliams per faqen zyrtare te FIFA-kam bere shume gjera ne karrieren time, por hapja e Boterorit perballe 80 mije shikuesve ne stadium ka qene nje enderr per mua. Do te jete nje shfaqje e paharrueshme’.

FIFA beri te ditur se ceremonia e hapjes se Kupes se Botes do te zhvillohet 30 minuta para ndeshjes se pare te evenimentit mes Rusise e Arabise Saudite e parashikuar te zhvillohet ne oren 17:00. Kengetaret do te shoqerohen nga shume balerine, ndersa ceremonia ne vetvete eshte konceptuar si nje homash per Rusine dhe traditat e saj.

Sfidanti.al