Serie A, fyeu arbitrin, Balotelli pezullohet 2 ndeshje

Fjalët fyese ndaj arbitrit që e ndëshkoi me karton të kuq në ndeshjen mes Brescias dhe cagliarit i kushtuan jo pak sulmuesit Mario Balotelli. në fakt, Gjykatësi Sportiv nuk e fali futbollistin e Brescias të cilin e dënoi me 2 ndeshje pezullim dhe me 10 mijë Euro gjobë. ‘në minutën e 36 të pjesës së dytë, Balotelli iu drejtua gjyqtarit me një shprehje aspak të sjellshme që shoqëruar edhe me një gjest të shëmtuar’-ishte motivimi i këtij ndëshkimi për Mario Balotellin që nuk do të luajë në ndeshjen kundër Milanit dhe atë ndaj Bolognas.

përvec Balotellit u ndëshkuan nga Gjykatësi Sportiv i Serisë A italiane, por me 1 ndeshje pezullim edhe 10 lojtarë: Candreva (Inter), Sansone e Bani (Bologna), Aina e Rincon (Torino), Chabot (Sampdoria), Cassata (Genoa), Pisacane (Cagliari), Dalbert (Fiorentina) e Zaccagni (Verona).

sfidanti.al