“Skuqet” Hysaj, por Napoli reagon për Gatuzon, eleminon Lacion!

Ishte një skuadër me 11 fitore radhazi, por tani pësoi një humbje. Kjo skuadër quhet Lacio, dhe kryeqytetasit provuan se në Itali ndodh që të të mundë një ekip që ndoshta e ke hequr “nga defter”. Napoli mund të jetë një katastrofë në Serinë A, dhe mund të mos shkojë në Champions, por e ka gjithë krenarinë për të treguar veten në ndeshje të caktuara. E bëri në çerekfinalen e Kupës së Itali, duke mposhtur 1-0 pikërisht Lacion e duke shkuar në gjysmëfinale. “San Paolo” përjetoi më në fund lojën e një skuadre të përkushtuar që pati edhe fat. Përballoi epërsinë numerike të kundërshtarit pasi Elseid Hysaj doli me karton të kuq që në pjesën e parë (19’). Për fat edhe Lacio u përgjigj me të kuqin e Lukas Leivës në 25’.

“Falenderoi” Çiro Imobilen që humbi penalltinë, dhe këtë e bëri pikërisht pretendenti kryesor për Këpucën e Artë të Europës. Në fund vendosi goli i shënuar që në fillim (2’0 nga Lorenco Insinje. Ndoshta kapiteni po ringjallet e ndoshta trajneri Xhenaro Gatuzo do t’i tërheqë fjalët që tha pas humbjes me Fiorentinën, për të mos dhënë dorëheqjen pas Juventusit në fundjavë.

Sfidanti.al