Ka shumë mundësi që “Zonja e Vjetër” e rinuar e Masimiliano Alegrit të jetë shumë e ndryshme nga kjo që shohim sot. Nga sezoni që u mbyll me Andrea Pirlon, pritet të largohen plot 11 vetë, edhe pse mund të mos ndodhë me të gjithë. Portieri Shezni është njëri prej tyre, si edhe mesfushori Ramsej, por mbi të gjithë Kristiano Ronaldo. Flasim edhe për Bufonin, Kielinin, De Ligtin, Moratën, sa për të dhënë disa emra. Disa prej lojtarëve janë në fund të kontratës, disa prej tyre kanë oferta nga ekipe të tjerë, ndërsa ka nga ata që mund të sakrifikohen nga klubi dhe nga trajneri. Nuk është sekret që Alegri nuk është kundër largimit të Ronaldos, madje e kërkoi një gjë të tillë në sezonin kur u nda nga Juvja, në 2019.
Sfidanti.al