Murinjo: Anglia duhet të fitojë tani, Franca dështim nëse nuk shpallet kampion

Ashtu si në Botërorin rus në 2018, trajneri portugez nuk mbeti pa bërë komentet e tij për Kampionatin Europian. Nëse në atë kohë u pajtua me kontratë nga një televizion rus për të komentuar ndeshjet e Kupës së Botës, këtë herë thjesht ka dhënë një intervistë. Murinjo thotë se Franca duhet ta fitojë titullin kontinental, dhe do të ishte dështim nëse nuk do t’ia dilte. “Franca mund të ketë ekip A, ekip B dhe ekip C për shkak të numrit të madh të lojtarëve që ka në dispozicion, – tha ai, – kur ke Mbapenë në ekip është vështirë të mos fitosh. Nuk shoh asnjë dobësi tek Franca, nëse nuk shpallen kampionë, do të jetë Europian i pasuksesshëm”. Për Anglinë, Murinjo thekson se “koha për të fituar është tani sepse për herë të fundit ka fituar në 1966, por Anglia bashkë me Brazilin janë ekipet më të vështira për t’u drejtuar sepse presioni është shumë i madh”.

Sfidanti.al