Kristiano Ronaldos i ka ardhur në majë të hundës: Ma mbyllni këtë gjyq!

Kanë kaluar 3 vjet që nga nisja e kësaj historie dhe duket se do ta ndjekë derisa t’i japë fund me futbollin. Kristiano Ronaldo mund të jetë një nga dy yjet më të mëdhenj të 20 viteve të fundit (të paktën), por gjyqi ku e ka hedhur Katrin Majorga nuk po merr fund. Që nga 2018 deri më sot ka pasur shumë zhurmë, shumë presion, shumë spekullime mediatike, ndërsa historia është kthyer përsëri. Sipas mediave britanike, CR7 i ka thënë avokatëve që t’i bëjnë me dijë gjykatës që të zhvillojë pa vonesë gjyqin dhe ta përfundojë këtë histori. Portugezi ka deklaruar se është i pafajshëm, se nuk e ka përdhunuar Majorgën, dhe se ajo ka pranuar vetë të kalojë një natë me të në një hotel në Las Vegas. Në 2020, Ronaldo dhe Majorga ranë dakord ta mbyllnin historinë pasi vajza mori nga portugezi 375 000 USD, por tani gjyqi është hapur përsëri dhe Katrina ka thënë se paratë i mori vetëm për shkak të presionit publik. Një histori që mund të quhet edhe “e pistë”, por që nuk po merr fund dhe sulmuesi me numrin 7 tashmë po ndjen se gjithçka i ka ardhur në majë të hundës.

Sfidanti.al