Njeriu i tij i afërt i familjes është trajner i Holandës, dhe në prag të Europianit nuk mungojnë intervistat, analizat dhe komentet. Një intervistë të tillë e ka dhënë Ronald De Bur, ish-ylli i Ajaksit dhe i “tulipanëve”, për të përditshmen holandeze “De Telegraf”. i pyetur për skemën që vëllai i tij, Frenku, po përdor me kombëtaren, Ronaldi nuk është kursyer. “Mendoj se me skemën 5-3-2 mund të jetë mirë në disa rrethana, – tha ai, – por, jo gjithmonë. Johan Krujfi do të rrotullohej në varr nëse do të mësonte se Holanda luan me një skemë të tillë. Por, gjithashtu nuk duhet të varemi shumë nga skema klasike 4-3-3”. Holanda e Frenk De Burit luajti me skemën 5-3-2 ndaj Greqisë, në miqësoren e barazuar 2-2 përpara Europianit.
Sfidanti.al