Sfida me Milanin nuk ishte nga ato më të mirat dhe më bindëset, por trajneri i Juventusit nuk duket se shqetësohet aq shumë. Mauricio Sarri mendon se i ka ato që i duhen për të arritur suksesin, edhe pse skuadra e tij nuk ka shkëlqyer deri tani. “La Gazeta delo Sport” shkruan se prania e Dagllas Kostës e ndihmon më shumë sulmin bardhezi, në krah të Dibalës që mund t’i krijojnë më shumë hapësirë Kristiano Ronaldos.
Po ashtu, Sarri ka mundësi të zgjedhë lojtarë të rinj si De Ligti në mbrojtje dhe Betankuri në mesfushë, që synon drejt sulmit. Trajneri napolitan kërkon zgjuarsi në lojë, diçka që pritet nga Pjaniç (ose nga Artur nëse do të vijë), si dhe presing, e për këtë duhet që gjithë ekipi të jetë mirë fizikisht, dhe po ashtu lojtarët e tjerë të mbulojnë Ronaldon. Gjithçka do të duket në finalen e Kupës së Italisë këtë të mërkurë në Romë, ndaj Napolit, dhe mbrojtja e Gatuzos i krijoi probleme Juves në kampionat, po ashtu edhe Interit në Kupë.
Sfidanti.al