Nisin kritikat edhe për Klopin, legjenda Tompson flet për Vernerin!

Mund të ketë pasur arsye të forta, dhe ndoshta duhet ta kuptojmë, por këto ditë trajneri i Liverpulit është vënë ose nën tehun e kritikave, ose të habisë së shprehur nga specialistët. Përse Jurgen Klopi nuk e mori Timo Vernerin, por lejoi që Çelsi “ta parakalonte” dhe t’ia rrëmbente sulmuesin e Gjermanisë? Një nga ata që kanë ngritur zërin është ish-legjenda liverpulase, Fil Tompson, i cili mendon se Klopi ka gabuar.

“Kur ne në majë duhet ta forcosh ekipin tënd, – u shpreh ish-mbrojtësi i viteve 70-të e 80-të, – duhet që skuadra të përmirësohet vazhdimisht, duhet të luajë mirë. Do të kisha dashur që Verneri të kishte ardhur tek Liverpuli, por Liverpuli nuk e bëri këtë gjë. Ndoshta kanë menduar se kushton shumë. Edhe lojtari ka menduar se Klopi nuk ka qenë i bindur, dhe se ka menduar se nuk mund të marrë një futbollist për 60 milionë euro për ta ulur në stol”.

Sfidanti.al